Për nxënësit e gjimnazit
Mos lër degën të të zgjedhë ty: Gjej drejtimin tënd!
Zbulo fushat që përputhen me interesat dhe profilin tënd, krahaso degët Bachelor që ia vlen të eksplorosh dhe merr një plan të personalizuar për hapat e ardhshëm.
6 pyetësorë
me ritmin tënd
Raport personal
brenda 2 ditë pune
Online
nga çdo pajisje
Hap pas hapi
Si funksionon
Tri hapa. Ti e mban ritmin: përgjigjet ruhen vetë dhe kthehesh kur të duash.
- 011 minutë
Krijo profilin tënd
Krijon hapësirën tënde dhe plotëson një profil të shkurtër: interesat, preferencat dhe vlerat e tua.
- 02me ritmin tënd
Plotëso pyetësorin
Pas pagesës plotëson pyetësorët kur të duash. Përgjigjet ruhen vetë, ndalesh dhe vazhdon më vonë, dhe në fund i dorëzon.
- 03brenda 2 ditë pune
Merr raportin e personalizuar
Pas dorëzimit të pyetësorëve, brenda dy ditëve pune përgatitet dhe të vjen raporti i personalizuar në e-mail. Në varësi të paketës, mund të zhvillosh edhe një konsultë individuale 50 minuta me këshilluesin, në orarin që zgjedh vetë në platformë.
Çfarë merr
Raporti yt i personalizuar
Në e-mail të vjen një raport i përgatitur ekskluzivisht bazuar në përgjigjet e tua, i detajuar sipas profilit tënd dhe jo një listë e përgjithshme me degë apo fusha të mundshme studimi.
- Merr kohën që të duhet për të plotësuar pyetësorët
- 3 – 4 fusha që i përshtaten profilit tënd; 1 – 2 fusha që sugjerohen të mos i konsiderosh
- Raport i personalizuar sipas përgjigjeve që ke dhënë
- Degë Bachelor që ofrohen në Shqipëri dhe përputhen me profilin tënd specifik
Konfidencial — përgjigjet e tua trajtohen si konfidenciale.
Kush jemi ne
Metoda ka një person përgjegjës pas saj
Karriera.app ndërthur psikologjinë me teknologjinë: vlerësim psikometrik i strukturuar, i interpretuar nga një specialiste e fushës, mbi një platformë që e mban procesin të thjeshtë dhe të besueshëm.

Prof. Asoc. Dr. Migena Buka
Psikologe dhe pedagoge, Universiteti i Tiranës
- Përvojë
- mbi 20 vjet
- Pyetësorë
- 6profesionalë
Me mbi 20 vjet përvojë në psikologji, kërkim shkencor dhe zhvillim profesional. Në Karriera.app ndërthur vlerësimin psikometrik me këshillimin individual, për t’i ndihmuar të rinjtë të kuptojnë interesat, vlerat, personalitetin dhe potencialin e tyre, dhe t’i kthejnë këto njohuri në zgjedhje konkrete e të mirëinformuara për studimet dhe karrierën.
- Vlerësim psikometrik
- Këshillim karriere
- Kërkim shkencor
- Zhvillim profesional
Karriera.app është një platformë e Metis Solutions shpk.
Paketat
E njëjta metodologji, i njëjti standard!
Çdo paketë përfshin të njëjtin proces të orientimit të karrierës dhe të njëjtin dedikim nga këshilluesi për përgatitjen e raportit të personalizuar. Ndryshon vetëm koha personale që ke me këshilluesin.
Në çdo paketë:
- 6 pyetësorë profesionalë
- Raport i personalizuar me shkrim
- Degë Bachelor në Shqipëri
- Konfidencial
Online
Procesi i plotë, 100% online. Plotëson 6 pyetësorët dhe merr raportin tënd të personalizuar.
Zgjidh këtëVideocall
Procesi i plotë + kohë 1:1 online me këshilluesin sipas kohës që zgjedh, për të diskutuar rezultatet, dilemat dhe alternativat e tua.
Zgjidh këtëTakim individual
Procesi i plotë + dy takime 1:1 ballë për ballë me këshilluesin: një takim njohës para testimit dhe një takim të thelluar pas rezultateve, për të diskutuar profilin, alternativat dhe hapat e tu të ardhshëm.
Zgjidh këtëKe nevojë për ndjekje afatgjatë, më shumë takime, asistencë për krahasimin e universiteteve jashtë Shqipërisë apo eksplorimin e mundësive të tjera të studimit dhe karrierës? Na shkruaj!
Për prindërit
Po e paguani ju? Ja çfarë merrni.
Çfarë përfshin procesi, si trajtohen përgjigjet e fëmijës suaj dhe cili është roli juaj në vendim.
Lexo faqen për prindërit- Përgjigjet e detajuara nuk u dërgohen automatikisht prindërve.
- Raporti vjen brenda 2 ditë pune nga dorëzimi i pyetësorëve.
- Shërbimi është orientim, jo garanci pranimi ose punësimi.
Pyetje të shpeshta
Çfarë pyesin më shpesh
Është normale të kesh 100 pikëpyetje në kokë.
Procesi
A ka përgjigje të sakta ose të gabuara?
Jo. Pyetësorët e përfshirë në këtë proces nuk janë teste shkollore dhe nuk kanë përgjigje të sakta ose të gabuara. Përgjigju sipas mënyrës si je zakonisht, jo sipas asaj që mendon se pritet nga ti. Sa më me sinqeritet të përgjigjesh, aq më i saktë krijohet profili dhe aq më i mirë është raporti.
Sa kohë zgjat?
Për të krijuar një profil të plotë janë 6 pyetësorë të ndryshëm. Plotësimi i tyre i pandërprerë shkon rreth 46 minuta. Platforma lejon ta plotësosh sipas ritmit tënd: ruan çfarë ke plotësuar dhe kthehesh sërish. Nuk ka nevojë të nxitosh. E rëndësishme është të përgjigjesh me kujdes dhe sinqeritet.
A mund ta plotësoj nga telefoni?
Po. Procesi mund të plotësohet nga telefoni, tableti ose kompjuteri. Për një përvojë më të rehatshme, rekomandohet të jesh në një vend të qetë dhe pa ndërprerje.
A mund ta ndërpres dhe ta vazhdoj më vonë?
Po. Progresi yt ruhet dhe mund të vazhdosh më vonë duke përdorur lidhjen ose kodin personal të hyrjes. Mos e ndaj kodin tënd me persona të tjerë.
A përfshihet konsultë me këshilluesin?
Varet nga paketa që zgjedh. Paketat me konsultë përfshijnë një takim ku diskutohen rezultatet, alternativat dhe hapat e ardhshëm.
Rezultatet
A më zgjedh faqja degën?
Jo. Këshillimi i karrierës nuk merr vendime në vendin tënd. Kjo platformë është ndërtuar me synimin të të ndihmojë të kuptosh më mirë profilin tënd, të ngushtosh alternativat dhe të identifikosh fushat e degët që ia vlen të eksplorosh më tej.
Çfarë ndodh pasi marr raportin?
Raporti të vjen brenda 2 ditë pune nga dorëzimi i pyetësorëve dhe të jep një listë të strukturuar të fushave dhe degëve për eksplorim, si dhe hapat e mëtejshëm. Më pas mund të krahasosh alternativat, të verifikosh kriteret e pranimit dhe, sipas paketës, t’i diskutosh rezultatet me këshilluesin.
Po sikur të më pëlqejnë shumë fusha?
Kjo është tërësisht normale. Raporti identifikon temat e përbashkëta mes interesave të tua, vendos prioritetet dhe të sugjeron degë që mund të ndërthurin disa fusha. Në fund të sugjerohen disa fusha dhe vendos ti me cilën do të vazhdosh.
Po sikur rezultatet të mos më duken si unë?
Rezultati është një pikënisje për reflektim, jo një vendim i pandryshueshëm. Mund ta diskutosh me këshilluesin, me prindërit ose me mësuesit, për të kuptuar çfarë ka ndikuar në profil dhe cilat pjesë të përfaqësojnë më mirë.
A rekomandohen degë konkrete në Shqipëri?
Po. Raporti lidh profilin tënd me fusha studimi dhe programe Bachelor konkrete që ofrohen në Shqipëri. Kriteret e pranimit, tarifat dhe kuotat duhet të verifikohen gjithmonë pranë universitetit përkatës.
A është raporti i gjeneruar vetëm nga inteligjenca artificiale?
Jo. Teknologjia ndihmon në përpunimin dhe organizimin e rezultateve, por raporti shqyrtohet dhe interpretohet nga një specialist i këshillimit të karrierës.
Privatësia
Kush i sheh përgjigjet e mia?
Përgjigjet e tua trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe përdoren vetëm për përgatitjen e profilit dhe raportit tënd. Nuk publikohen dhe nuk u dërgohen personave të tjerë, përveç rasteve të parashikuara nga ligji.
A informohen prindërit?
Prindërit nuk marrin automatikisht përgjigjet e tua të detajuara. Për përdoruesit nën 18 vjeç, mënyra e përfshirjes së prindit përcaktohet sipas paketës, pëlqimit të dhënë dhe rregullave të shërbimit.
Gati të zbulosh drejtimin tënd?
Hapësira jote personale krijohet me një email. Vazhdon kur të duash, nga çdo pajisje.